Shumë zonja habiten sa herë që lajnë pjesën e ngrirjes në frigorifer.

Shumë prej tyre mund të mos e dinë, por kur muret e frigoriferit janë të veshura me shtresa akulli ai harxhon shumë më tepër energji elektrike se zakonisht.

Sigurisht që kjo gjë prek menjëherë xhepin e konsumatorit. Për të hequr shtresat e akullit duhet të lyeni pjesën e brendshme të frigoriferit me vaj luledielli ose misri.

Me anë të një sfungjeri lyeni muret e ngrirjes dhe më pas vendosni ushqimet që doni të konservoni.

Një mënyrë tjetër që të mos krijohet akulli është nëse i fusni ushqimet në qese ose në enë të mbyllura hermetikisht.

Provojeni këtë truk dhe shpëtoni një herë e gjithmonë nga ky problem. Ndryshe, akulli në frigorifer krijohet si pasojë e ajrit të ftohtë që thith lagështinë nga ushqimet dhe pijet që gjenden në të.

MUND TË JU PËLQEJNË