Njerëzit nuk hanë vetëm kur janë të uritur, por edhe kur dëshirojnë të shtypin emocionet e caktuara, konsideron psikologja Susan Albers. Sipas mendimit të saj, pikërisht ky është shkaku kryesor për grumbullimin e kilogramëve të tepërt.

Truku është në atë që të dalloni se cilat gjendje emocionale ju nxisin të hapni frigoriferin.Kështu, zemërimi rrit dëshirën për ushqime të njelmëta si çipsi, pohon Susan Albers.

Derisa hanë ushqim të tillë, njerëzit e zemëruar “tregojnë dhëmbët”, çka është shprehje natyrale e zemërimit. Për dallim nga ajo emocionale, uria e vërtetë mund të kënaqet me çfarëdo ushqimi. Përveç kësaj, uria e vërtetë fizike forcohet gradualisht, derisa ajo emocionale në një moment jeni të ngopur, në tjetrin “vdisni nga uria”.

Nëse jeni në dietë ruajuni nga kurthet e tilla sepse uria emocionale më së shpeshti kërkon ushqime të pashëndetshme. Gjeni shkaktarët tuaj emocional dhe nëse është e nevojshme mbani ditar të ushqimit – shkruani gjithçka që keni ngrënë dhe si jeni ndjerë. Rrënjët e ngrënies së tepërt emocionale shpesh kanë lidhje me fëmijërinë dhe janë të lidhura me kujtimet në udhëzimet e prindërve.

Për shembull, ngrënia shpesh lidhjet me shëndetin – nëse fëmija han shumë, konsiderohet i “shëndetshëm: dhe kështu prindërit dhe gjyshat insistojnë shumë në këtë ndërsa kjo ndikon edhe në sjelljen në moshën e rritur – njerëzit shpërblejnë veten me ushqim ose ngushëllimin e kërkojnë në ushqim i cili ua përkujton fëmijërinë.

Nëse jeni të zemëruar, provoni të përtypni karotë të freskët. – Karota dhe perimet e tjera të pagatuara janë zëvendësim i shëndetshëm për ushqimet e njelmëta që i trashin njerëzit kur janë të zemëruar.

Por nëse dëshironi ta zgjidhni këtë problem pa ushqim, zhvendosni mendimet në ndonjë aktivitet tjetre sepse zemërimi bëhet më i fortë sa më gjatë mendoni për të. Më së miri është të shkoni në shëtitje ose në vrapim që të relaksoheni pak dhe ta largoni adrenalinën e tepërt.

Akullorja vepron si tabletat për qetësim. – Njerëzit më së shpeshti hanë akullore kur janë të vetmuar ose të dëshpëruar. Për këtë pjesërisht kanë faj filmat që tregojnë femrat të cilat pas ndarjes pikëllimin e “mbysin” me akullore.

Në fakt produktet e qumështit kanë veprim mjaft të qetë relaksues – efektin e njëjtë e ka edhe jogurti. Shumë më mirë është të telefononi miqtë dhe t’ua qani hallin. Do të ndihmojë edhe shoqërimi virtual si Facebooku.

Kokoshkat dhe bonbonet e vogla janë ilaç kundër mërzisë. – Dita pa asnjë plan ndoshta tingëllon relaksuese, por koha e lirë e tepërt nxit mërzitjen, e cila shumë njerëz i bën të hanë pa mendim, për shembull bonbone të vogla ose kokoshka.

Shumë më e shëndetshme është të hani pemë, apo dhe më mirë mos ta kaloni kohën me ushqim. Në vend të kësaj, mbyllni sytë, relaksohuni komplet dhe mendoni se cili aktivitet do t’ju kishte përmbushur me të vërtetë.

Edhe ndjenja e fajit zgjon urinë. – Asnjë dietë nuk do t’ju ndihmojë të dobësoheni derisa nuk e spastroni marrëdhënien tuaj me ushqimin, konsideron psikologja kanadeze Linda Papadopulos.

Ngrënia emocionale më shpesh prek femrat se sa meshkujt, konsideron ajo. Shkaku i kësaj është që shoqëria nga ato ka pritje më të mëdha që kanë lidhje me pamjen fizike. Prandaj më shpesh ndihen fajtore nëse kanë ndonjë kilogram më shumë, ndërsa emocionet negative si faji nxisin kërkimin e ngushëllimit në ushqim.

Fatkeqësisht, disa ushqime mund të vështirësojnë edhe më shumë gjendjen momentale. Në mes tyre janë produktet e furrës nga mielli i bardhë, ushqimet shumë të ëmbla dhe yndyrshme, të cilat nxisin mungesa vitaminash në organizëm, çka edhe më shumë nxit ndjenjën e stresit dhe pakënaqësisë dhe kështu krijohet rrethi vicioz.

Në situata stresuese shumë më mirë është të hani ushqim të pasur me vitaminë B, respektivisht drithëra, më pak mish të yndyrshëm, bimë bishtajore, djathë dhe ve. Emocionet e forta në vend ushqimit më së miri është t’i zgjidhni me ndonjë aktivitet trupor. Zgjidhje ideale do të ishin ushtrimet në natyrë, që relaksojnë shumë për shkak të mjedisit.

Aktiviteti trupor liron neurotransmetuesit në tru të cilët shkaktojnë kënaqësi. Megjithatë, psikologët theksojnë që më e rëndësishme është të mos ndikoheni nga standardet e të tjerëve – nuk munden të gjithë të duken supermodele, ndërsa pesha ideale trupore është ajo me të cilën ndiheni më së miri.

Ushqimi për fëmijë ndihmon kundër ndjenjës së pikëllimit. – Ushqimi në të cilin më së shpeshti e shijojnë fëmijët, pureja e patateve, supa nga domatet, bollguri në qumësht dhe ngjashëm, kthen kujtimet e lumtura të fëmijërisë, prandaj njerëzit e përdorin kur ndihen të pikëlluar. Fatkeqësisht ushqimi i tillë shpesh trashë, prandaj alternativë më e mirë është shikimi i fotografive të vjetra të cilat do t’ju ndihmojnë që të përkujtoni momente të gëzueshme.

Ushqimin e festave e shijojnë njerëzit e lumtur. – Njerëzit hanë shumë kur janë me disponim të mirë. Atëherë ata përdorin ushqim të rezervuar për festa, si torta, ëmbëlsira dhe mish të pjekur sepse truri nënvetëdijshëm i lidh me momentet e gëzimit. Nëse dëshironi të festoni pa ushqim, gjeni zgjidhje tjera – më efikase është që gëzimin ta ndani me miqtë dhe familjen.
Karbohidrate hanë ata që dëshirojnë të ikin nga stresi. – Kur jeni të stresuar, trupi juaj liron hormonin e kortizolit, i cili nxit dëshirën për ushqim të pasur me karbohidrate si patatet e fërguara dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Zgjidhje më e mirë është ushqim. i cili mban nivelin konstant të sheqerit në gjak si frutat arrore dhe drithërat integrale, ndërsa më së miri është të pini një filxhan me çaj të zi. Hulumtimet tregojnë që ai ul nivelet e kortizolit.

Me çokollatë luftojmë kundër ndjenjës së ankthit. – Çokollata nxit ndjenjën e rehatisë dhe qetësimit sepse nxit lirimin e hormoneve të dopaminës dhe serotoninës, pohon dr. Albers. Prandaj ndihmon kundër ndjenjës së ankthit. Nëse e hani në sasi të moderuara dhe zgjidhni çokollatën e zezë nuk do t’i bëni dëm shëndetit, por ekzistojnë edhe mënyra më efikase për arritjen e qetësisë shpirtërore. Provoni ushtrimet e jogës dhe teknikat e frymëmarrjes së thellë.

MUND TË JU PËLQEJNË