E kemi parë në serialin e ‘O Sa Mirë’ në tri sezonet e para, si një vajzë delikate e njohur për publikun me emër ‘Lyra’, Ema Uka është bë pjesë e pasarelës në New York.

Ajo tashmë ka nisur një rrugëtim të ri, e cila është zhvendosur prej disa vitesh në New York, e cila ka nisur dhe modelingun atje.

Ema është bërë pjesë e dy shfaqjeve shumë të rëndësishme të javës së modës në New York, që bëhet fjalë për sfilatat e organizuara nga markat e njohura botërore ‘Temraza’ dhe ‘A Humming Way’, që kanë prezantuar kreacionet e tyre.

Modelja nga Kosova e lumtur për pjesëmarrjen e saj publikoi disa foto në rrjetin social Instagram.

“Faleminderit “Temraza” që më patët mua në një spektakël si ky. Faleminderit “A Humming Way”, që më patët mua në përmbyllje të këtij spektakli mbrëmë. Një ndjenjë e mrekullueshme”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

MUND TË JU PËLQEJNË