Sot për aktoren e njohur dhe mjaft të dashur turke, Tuba Büyüküstün është ditë e veçantë. Aktorja që është bërë e njohur te shqiptarët me rolet e saj të ndryshme, sot feston ditëlindjen e 37-të.

Aktorja në ditën e saj të veçantë kërkoi diçka përmes një video-je të publikuar në instagram për ndjekësit e saj të shumë në mbarë botën. Aktorja që është bërë e njohur në publikun shqiptar me rolin e “Filizit” nga seriali “Nën hijën e blinajës” dhe me rolin e “Elifit” nga “Diamante dhe Dashuri” kërkoi që të mbrohen të drejtat e fëmijëve kudo në botë.

“Sot është ditëlindja ime! Sot vazhdoj të kërkoj të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët si çdo ditë! Bashkohuni me UNICEF-in dhe mbroni të drejtat e fëmijës së bashku në çdo kohë, kudo! Sot është ditëlindja ime! Përsëri, unë po bëj thirrje për të gjithë fëmijët sot, si çdo ditë tjetër!

Ejani dhe bashkohuni me UNICEF-in dhe le t’i mbrojmë të drejtat e fëmijëve së bashku, gjithmonë dhe kudo!”, shkroi Tuba në instagram për 3 milionë e 400 mijë ndjekësit e saj, krahas videos së publikuar. Tuba Büyüküstün është lindur më 5 korrik të vitit 1982.

Është konsideruar gjerësisht si një nga aktoret më të bukura turke, e cila ka marrë disa çmimeve, duke përfshirë pesë çmime televizive. Ajo është një nga aktoret më të njohura dhe më të paguara të Turqisë.

Më 28 korrik të vitit 2011, ajo ishte u martuar me aktorin turk, Onur Saylak në Paris, Francë. Në janar të vitit 2012 ajo ka lindiur dy vajza binjake. Ndërsa çifti është ndarë më 5 qershor të vitit 2017./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË