Një nga gratë më të pasura të Rusisë, vdiq të dielën pasi një avion privat me të cilin po udhëtonte, u rrëzua pranë një aeroporti në Gjermani.

Natalia Fileva, 55 vjeçare, një bashkëpronare e kompanisë ruse S7 Airlines, ishte në mesin e tre personave të vdekur kur avioni me gjashtë vende u rrëzua në një fushë në jug të Frankfurtit.

Aeroplani u ngrit nga Cannes, Francë dhe u rrëzua të dielën pasdite. Piloti është midis tre viktimave dhe mediat ruse njoftojnë se pasagjeri tjetër ishte babai i Fileva.

Kompania, tha se rrethanat e rrëzimit deri tani janë të panjohura dhe se ekspertët rusë po ndihmojnë në një hetim ndërkombëtar,transmeton Klan Kosova.

MUND TË JU PËLQEJNË