Ajri i ndotur e zvogëlon jetëgjatësinë tek fëmijët për 20 muaj, shkruan CNN.

Sipas raportimeve të ‘State of Global Air’ të lëshuar të mërkurën, ndotja e ajrit është faktori numër 4 i vdekjeve në botë, përgjegjës për më shumë vdekje se alkooli, droga apo kequshqyerja. Shtetet si Azia dhe Afrika janë dy nga vendet më të rrezikuara nga ky fenomen.

Sipas hulumtimeve ndotja e ajrit shkakton, që një fëmijë në Bangladesh apo Pakistan mund të vdesë përafërsisht 30 muaj më herët sesa një fëmijë tjetër, që nuk jeton në këto vende me ndotje të madhe të ajrit.

Për të rritur jetëgjatësinë, hulumtuesit kalkuluan ndryshimin në mes të jetëgjatësisë dhe probabilitetin e vdekjes nga sëmundjet e tjera. Vendet afrikane si Nigeria dhe Kameruni janë dy nga vendet me ajrin më të ndotur në Afrikë, duke zvogëluar kështu jetëgjatësinë e njerëzve për 2 vjet mesatarisht.

Sipas këtyre informacioneve, India dhe Kina përbëjnë 50% të 5 milion vdekjeve në të gjithë botën. /Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË