As bora e as temperaturat e ulëta nuk po ia lenë shenjë përmirësimit të cilësisë së ajrit të ndotur në Kosovë.

Si pasojë, Prishtina, vazhdon të mbesë kryeqyteti më i ndotur në botë.

Cilësia e ajrit në Prishtinë

Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat. Gjatë gjithë ditës së sotme kryqtyeti është kapluar nga ndotja enorme e ajrit, shkruan  Express.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 153 PPM.

E ndërkohë sipas matësve të tjerë të ajrit, Kosova për momentin renditet e para në botë për ndotje.

Edhe pse viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.

Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina u radhit si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe./

MUND TË JU PËLQEJNË