Nuk ka shumë javë që kur i dha fund beqarisë me këngëtarin e njohur Blero Muharremin.

Afrona Dika u bë vajzave e ëndrrave të këngëtarit dhe rrëmbeu zemrën e tij, duke e bërë të dashurohet kokë e këmbë në pamjen dhe shpirtin e saj, shkruan Kosovarja.

Ata realizuan dasmën më madhështore, ku u cilësua si dasma e vitit, në mes të shumë të ftuarve në njërin ndër resortet më të famshme në Shqipëri.

Edhe sot kur bie fjala për këtë komentohet, dhe dëgjohen zëra duke thënë fjalë të mira e komplimente të njëpasnjëshme.

Çka do të thotë se të gjithë e kanë mirëpritur këtë dasëm dhe iu ka lënë mbresa të mirë.

Por, më së shumti dy protagonistëve kryesorë, Bleros dhe Afronës, ku edhe vet e kanë thënë që iu ka pëlqyer çdo gjë dhe ka shkuar gjithçka sipas qejfit të tyre.

Madje, Afronës aq shumë i ka mbetur në mendje dasma e saj, sa nuk nguroi të vijë me këtë fotografi për të na treguar se ka mall për tu bërë nuse përsëri. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË