Është nga ato fytyrat publike që asnjëherë nuk u harrua dhe kujtimi për të kurrë nuk është zbehur.

Bëhet fjalë për Adea Pulën, e cila pavarësisht tërheqjes në muzikë, përsëri ka qenë e frymëzuar që të jetë afër fansave të saj, shkruan Kosovarja.

Këngëtarja e shumë hiteve për fëmijë, tani është rritur dhe është bërë një femër shumë e bukur, tërheqëse dhe jashtëzakonisht e ndjekur.

Adea, është duke shijuar jetën dhe duke vizituar vende të magjishme, ku lukset iu janë bërë pjesë e përditshmërisë dhe kjo po dëshmohet përmes fotografive të shumta.

Ka disa ditë që ajo gjendet në pushime, në njërin nga bregdetet shqiptare. Edhe nga atje po i ndez rrjetet sociale, e po i rrëmben zemrat e të gjithëve.

E, me një fotografi të radhës, po që ngacmoi fort e sidomos djemtë, të cilët kur do ta shohin me shumë gjasë do ua turbullojë e gjithë mendjen. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË