Dikur kishte një publik që e donte fort, këngët e saja atëkohë dëgjoheshin tej mase nga moshat e reja.

Por, ka vite që kur Adea Pula nuk është më pjesë e muzikës, tani ajo më shumë është e koncentruar në studime dhe në formimin e një karriere tjetër, shkruan “Kosovarja”.

E bukur si atëkohë vazhdon të jetë edhe tash. Linjat e tonifikuara e kanë bërë një femër shumë të pëlqyer e ndjekur në instagram.

Po ashtu në sy bie edhe jeta luksoze që bën Adea. Ani pse lidhjet e dashurisë i ka mbajtur çdo herë hermetike.

Tek sa pozon para pasqyrës me një fustan ngjyrë blu, Adea i thotë ndjekësve: ‘Kur t’më shikoni mua thoni mashallah’.

Mos vallë i frikohet mësyshit?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË