Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta

Përbërësit:

– 1,5 kg mish viçi të bluar;

– 2 speca të kuq;

– 1 qepë;

– 3 thelpinj hudhre;

– një lugë e vogël kripë;

– 1 lugë lëng domateje;

– 1 lugë e vogël trumzë,

– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;

– 1 lugë e vogël piper.

Përgatitja:

Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta.

Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë.

Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen.

Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë.

Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila,

Ju bëftë mirë!

MUND TË JU PËLQEJNË