Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se asnjë shoqëri nuk mundet të zhvillohet nëse gratë nuk janë në lëvizje.

Abrashi ka theksuar LDK si pjesë e partive popullore është model i fuqizimit të grave.

“Kurrë asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk është zhvilluar ekonomikisht dhe nuk ka përparuar derisa të tri Lokomotivat e shoqërisë – Gratë, Rinia dhe Burrat s´janë vënë në lëvizje. LDK si pjesë e Partive Popullore Evropiane është model i fuqizimit të grave dhe të rinjëve në vendimmarrje dhe në të gjitha fushat tjera. #barazigjinore”, ka thënë Abrashi.

 

MUND TË JU PËLQEJNË