Mbetet në kujtesen e publikut si ‘Alma” e “Familjes Moderne”, ani pse në jetën e saj ka bërë edhe shumë gjëra të tjera po aq të vlefshme sa edhe roli në serialin e popullarizuar, shkruan “Kosovarja”.

Vlora Merovci është aktore, femër aktive, por edhe bashkëshorte e nënë shumë e dedikuar. Siç e dijmë, ajo është e martuar me rokerin Bujar Berisha, i njohur si frontmeni i grupit “Troja”.

Të gjithë pyesin se çfarë po bënë tani Vlora Merovci? Në fakt, aktorja angazhohet kohë pas kohe në projekte të ndryshme.

“Përditshmëria ime ndryshon varësisht prej angazhimeve që i kam, pra dhe nuk i kam të gjitha ditët e njëjta”, ka thënë Merovci.

Vlora, thotë se nuk ka më mirë se të jesh artist, ama në një vend shumë të zhvilluar ekonomikisht.

Pra, aty ku arti paguhet dhe ku gjërat nuk shkojnë si në vendin tonë.

Gjithsesi, aktorja as që e mendon të largohet nga Kosova. “Megjithatë me të mirat e me të këqijat që i ka Kosova unë e dua shumë. Vërtetë shumë!”.

MUND TË JU PËLQEJNË