Aktore me shkollë, e angazhuar për të luajtur role me rëndësi, por personazhi që e bëri të njohur padyshim që është ai i “Almes” tek “Familja Moderne”.

Fjala është për Vlora Merovcin, aktoren e mirënjohur kosovare të cilen ka kohë që nuk po e shohim gjë kundi, e për të cilen publiku ka mallë, pasi ajo ka lënë shije të mirë përmes rolit në “Familje…”, shkruan “Kosovarja”.

Vlora, është një nënë e përkushtuar e Eas dhe Dionit dhe thotë së kohën me ta nuk e ndërron me asgjë në botë.

Martesa me vokalistin e rock grupit Troja, Bujar Berisha, për Vlorën duket të jetë zgjedhja më e mire që e ka bërë në jetë.

Me pak fjalë, kjo është jeta e “Almes” pas përfundimit të serialit të popullarizuar “Familja Moderne”.

MUND TË JU PËLQEJNË