Shqiptarët e Diasporës përditë e më shumë po dëshmohem fuqishëm në fusha të ndryshme, duke u bërë faktor të rëndësishëm në segmente të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Intelektual, shkencëtar, politikan, sportistë, biznesmen me renome, gjithëandej Evropes dhe përtej.

Një ndër emrat e fuqishëm të botës së biznesit, është edhe Vllaznim Kelmendi, që njihet si afarist i sukseshëm, por edhe intelektual me vizione tejet të qarta për shumë drejtime.

Vllazanim Kelmendi, drejton firmën e madhe e prestigjioze “Kelmensi GMBH” në Gjermani dhe prej vitesh është pjesë kyqe e “Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane”, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kooperimin, afirmimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e biznesit.

Sot, ky njeri meritor, por pa ambicien për tu ekspozuar e për të folur gjatë gjithë kohës për veten dhe sukseset e tij, festin ditëlindjen. Në faqen e tij në Facebook ka marrë urime nga miq e familjar, të cilët i urojnë më të mirat.

Urime e suksese edhe nga stafi i revistes “Kosovarja”, me porosinë “Veç përpara”.

MUND TË JU PËLQEJNË