Si shumë fëmëijëve të tjerë ashtu dhe vajzës simpatike Rennes, nuk ia deshti fati të rritej e të qëndronte pranë dy prindërve të saj.

Kjo sepse Robert Berisha dhe Nora Istrefi u divorcuan muaj më parë, dhe i dhanë fund dashurisë së tyre shumëvjeçare, shkruan Kosovarja.

Dashuria e tyre përfundoi sikur asgjë, por nuk do të thotë që ata nuk e duan dhe nuk është e veçantë e bija e tyre Renne.

Rennen tani po e shohim të kalojë kohë sa me njërin sa me tjetrin, e cila duket se ende nuk e ka nuhatur ndarjen e prindërve të saj.

Si Roberti ashtu dhe Nora po kujdesen shumë mirë për të, e veçanërisht për pjesën e divorcit të tyre, duke e shëtitur Renen në vende të ndryshme.

E, dita e sotme duket të ketë qenë e kushtuar vetëm për të dhe Robertin, pasi u panë në njërin nga dyqanet e lodrave në kryeqytet, kështu duke na treguar më shumë Roberti se po ia thotë shumë mirë kujdesit ndaj saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË