Ramush Haradinaj i mblodhi sot ministrat dhe tha se qeveria duhet të punojë, që vendi të mos ndjej vakum institucional, shkruan “Kosovarja”.

Ramush Haradinaj po lë përshtypjen se nuk ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Dorëheqja e parevokueshme do të thotë se dorëhiqet pa mundësi të kthimit në postin e kryeministrit.

Kthimi i tij, siç tha ai, t’i kryen detyrat e shtëpisë, si dhe vonesa e Presidentit për të marrë hapa të duhur për zgjedhje të reja, kanë krijuar dy situata.

Por, ajo që është interesante më shumë se gjithcka tjetër, është sikur nuk ka ndodhur asgjë me shkuarjen e kryeministrit në Hagë.

Nëse Ramush Haradinaj është dorëhequr dhe ka porosinë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, atëherë fjalën e ka Presidenti.

Por, vonesa e Presidentit, gjithashtu, lë të kuptohet se ai po merret me opsionet e mundësisë së vazhdimit të kësaj qeverie, duke e plotësuar vakumin e kryeministrit, sado që partitë kanë thënë se duan zgjedhje të reja.

Ramush Haradinaj nuk ka pasur aktakuzë nga Gjykata Speciale, por ftesë, ashtu qysh flitet se kanë pasur ftesë për intervistime edhe Thaçi e Veseli, të cilët i kanë fshehur nga publiku.

Por, çka tani?
Kryeministri ka dhënë dorëheqje pa kthim dhe ai duhet lëshuar rrugë për zgjedhje të reja. Kosova nuk e ka për ngutë qeverinë e re, sepse në raport me BE-në nuk ka asgjë të re që t’i përshpejtojë zgjedhjet.

Serbia e ka për ngutë, sepse rruga e Beogradit për në BE varet nga Prishtina.

E, Kosova krejt çka pret është liberalizimi i vizave, një proces që është përmbyllur me plotësim kriteresh nga shteti i Kosovës. Së paku, kështu po thonë politikanët tanë. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË