Ndryshimi i aktores jashtë rolit të “Buqes” Aktorja e njohur, Xhejlane Godanci ka qenë prezente në projekte të ndryshme qysh në kohën e para luftës.

Atë e kemi parë në shumë role të ndryshme zakonisht në ato komike.

Emri i saj u bë i njohur me fillimin e transmetimit të serialit vendor “Familja Moderne”, ku ajo luan rolin e “Buqes” (Burbuqe Ilazi), një rol kyç në humorin e serialit.

Xhejlani, në këtë serial luante rolin e një fqinje që merret me punët e tjerëve, e sidomos me ato të familjes Gashi.

Ky rol i luajtur në mënyrë profesionale nga aktorja, ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Xhejlanja në rolin e “Buqes” është dalluar për këto gjeste, si përgjimi, të qeshura në situata serioze, dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përziente me gjuhën turke.

Nga koha e mbarimit të serialit, Xhejlanja apo “Buqja” si e njohim ne ka ndryshuar shumë. Më poshtë do të ju sjellim disa imazhe, për të parë ndryshimin e aktores kosovare jashtë rolit të Buqës.

 

MUND TË JU PËLQEJNË