Ishte periudha e viteve ’80-ta kur skenës shqiptare iu bashkëngjit një zë magjik si Mhirhija, shkruan “Kosovarja”.

‘Shumë kërkova’ është kënga e saj e parë me të cilën bëri bujë duke i prekur të gjitha tabutë e asaj kohe.

Këngën e parë e realizoi po ashtu me videoklip, kryesisht të cilën e ka bërë me çiftelia e që preku zemrat e gjithë shqiptarëve, shkruan “Kosovarja”.

Viti 1986 ishte pak më ndryshe, këngëtarja shprëngulet në Gjermani dhe paraqitet me këngët e Nexhmije Pagarushës ‘Ani more nuse’ dhe ‘Mora Testin ‘, të cilat e afirmuan dhe e bënë tanimë një emër e zë kumbues të muzikës së mirëfilltë shqiptare.

Përveç, një karriere të bujshme që arriti ta krijoj me ritme të shpejta, dy vite më pas pra më 1988 këngëtarja njihet me bashkëshortin Naim Abazin, dashuri e cila arritit ti rezistoj çdo furtune, sot e 32 vite.

Tani Mihrija, po ashtu është nënë e një djali të cilin e ka quajtur Plator, por a thua a i mungon koha e vjetër. Po, kjo fotografi që i bart shumë kujtime?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË