Para 13 vitesh Besa Gashi e rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës, duke u zgjedhur “Miss Kosova 2006”.

Zeshkania bukuroshe akoma po vazhdon të konsiderohet si një ndër femrat më të bukurat shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Besa përgjatë këtyre viteve gjithmonë është dalluar për paraqitjet plotë elegancë, ku asnjëherë nuk ka zhgënjyer me pamjen.

Ajo herë pas herë publikon imazhe në rrjetet sociale ku numëron ndjekës të shumtë që e pëlqejnë qysh nga fillimi i karrierës.

Së fundi ajo ka mahnitur me një pozë tejet joshëse e veshur vetëm më një këmishë të bardhë. Në mesin e komenteve të shumta dikush mendon se bukuroshja akoma mbetet më e bukura e Kosovës.

Ndryshe Besa është e martuar me Albert Krasniqin, ish menaxherin e labelit “Babastars”, me të cilin kanë një vajzë bukuroshe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË