Ajo është modele dhe aktore e njohur, e cila është mjaft e dashur për publikun.

Në vitin 2014 ajo ishte zgjedhur Miss, ndërsa për publikun ishte bërë e njohur edhe me rolin e aktores, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen turke, Amine Gulse, e cila është e njohur për publikun brenda dhe jashtë Turqisë. Ajo shquhet për stilin e veçantë dhe për bukurinë natyrale.

Krahas ditëve të sotme, Amine duket se e bukur ka qenë edhe si fëmijë.

Kjo shihet nga një imazh i bukur, të cilin modelja dhe aktorja e ka publikuar kohë më parë në instagram për ndjekësit e saj të shumtë.

Amine ka luajtur dhe është bërë e njohur edhe më shumë nga seriali “Asla Vazgeçmem”, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur, Tolgahan Sayisman.

Amine Gulse dje ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo është martuar me futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil.

Çifti është martuar në një ambient të bukur, në mesin e njerëzve të dashur, derisa dëshmitar të martesës kishin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin.

Mesut dhe Amine janë fejuar në janar të këtij viti. Është bërë e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017.

Amine është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014). Pas rolit të saj në serialin “Asla Vazgeçmem”, ajo është bërë e njohur për publikun e gjerë, brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

MUND TË JU PËLQEJNË