Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve.

Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa patatet e skuqura ose një pjesë torte me krem. Bizelja iu mbanë gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër aparatin tretës.

Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ulë vlerën e rritur të kolesterolit. Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtetë antistresues, ka pohuar eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu është ideale për fëmijët, për arsye se iu jep energjinë, e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës. Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe përqendrimin.

MUND TË JU PËLQEJNË