Është data 21 maj dhe bora ka mbuluar tokën e Denverit.
Dhe nuk po flasim për një pluhur të lehtë, por rreth gjashtë centimetra borë.
Kjo nuk është dicka edhe aq e pazakontë. Denveri shpesh mbulohet me disa centimetra borë gjatë muaji maj dhe kjo ndodh pothuajse rregullisht në 52 vitet e fundit.
Megjithatë, këtë herë sic duket ka kaluar normën. Në zonën e Denverit thuhet se ka pasur më shumë borë se kësaj radhe vetëm 15 herë në 70 vitet e fundit.