Dy luanesha, Malkia dhe Adelle, kanë treguar se edhe macet e mëdha mund të jenë miq të mirë të një qenieje njerëzore, sidomos një gruaje, Michaela Zimanova, e cila i ka rritur dhe është kujdesur për to për shtatë vjet.
Dy kafshët u filmuan ndërsa vrapuan në portën e kopshtit zoologjik të Malkia në Sllovaki kur ndjenin afërsinë e gruas, përcjell lajmi.net.

Në film ju mund të shihni luaneshat që e përqafojnë gruan me putrat: njëra prej të dyve, për më tepër, mbyll sytë për të shijuar momentin.

Gruaja, pothuajse në lot, e kthen përqafimin ndërsa macet e lëpijnë fytyrën dhe luajnë me flokët e saj.

Videoja është ndarë nga shumë faqe në mediat sociale dhe në YouTube, duke mbledhur qindra mijëra, reagime, ndarje dhe komente.

 

Lioness Affectionately Hugging A Lady !!!Don't Miss It… Watch It & Share It…

Gepostet von தமிழ்நாடு மக்கள் சங்கம் am Sonntag, 16. April 2017

MUND TË JU PËLQEJNË