Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dhënë detaje i pyetur se pse nuk do të mbajë sot takim me kryeministrin Albin Kurti, megjithatë, e ka dërguar një porosi për të parin e Qeverisë.

“Serbia ka thënë se është e pamundur dhe liria e Kosovës, edhe pavarësia edhe ushtria, po të gjitha janë arritur, ne duhet të kemi besim në vete, unë jam i bindur se njohja reciproke do të ndodhë edhe çdo marrëveshje do të jetë në përputhej me kushtetutën, e aprovuar në Kuvend të Kosovës. Kjo është çështje nacionale, kauzë e madhe që determinon jetën e gjeneratave të ardhshme, askush nuk ka nevojë ti frikësohet prezencës në tavolinë, është një mundësi unike për Kosovën, gjithashtu kur dihet se marrëveshja do të jetë në përputhje me kushtetutën.

Sa i përket pyetjes së dytë, e theksova edhe në fillim, unë kam kërkuar që sot të raportoj siç kam bërë gjithmonë të raportoj në Kuvend, është e drejtë kushtetuese e presidentit, edhe çështja e rëndësishme, duhet të jemi transparent. Unë pres, e theksoj edhe në herë, edhe në tetorin e kaluar kam kërkuar t’i drejtohem Kuvendit, rrethanat kanë qenë jo të përshtatshme. Nuk kam kërkuar raportim urgjent, sepse çështja nuk është urgjente”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se do t’i ftoj në takim liderët e partive në vend.

“Do të ftoj liderët, jam në kontakt me të gjithë prej tyre që t’i takoj një nga një që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës”

“Gjithmonë kam qenë i hapur dhe do ta respektoj në tërësi kushtetutën e Kosovës rolin dhe përgjegjësitë e mia kushtetuese për të ruajtur dhe kultivuar unitetin politik. E theksova në të gjitha periudhat kohore që unë kam udhëhequr procesin kam raportuar në Kuvend, po çdo herë në mënyrë transparente, është një momentum i ri që duhet ta shfrytëzojmë dhe nuk duhet që të humb, nëse humbet ne do të vonohemi në gjitha sferat e jetës institucionale dhe shoqërore do të vonohemi edhe me njohje. Theksoj se edhe njëherë, ne çdo herë kemi kërkuar rol të rëndësishëm dhe përcaktues të SHBA-së si aleati më besnik. E kemi obligim këtë vullnet me bartë me veprime tona institucionale”, ka thënë Thaçi./GazetaExpress/

MUND TË JU PËLQEJNË