Ulpiana është një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit, e rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, është tejet e frekuentuar, pasi të lidh me disa pjesë të qytetit.

Kjo pjesë, në popull njihet ndryshe edhe si “Te rreth i flamurit”, pasi aty afër është rrethi i madh me flamur, që të lidhë me pjesën tjetër të Ulpianës, Veternikun, Emshirin e Dardaninë, shkruan “Kosovarja”.

Në Ulpianë, aty afër rrethit të madh, gjendet edhe një kompleks banesor që nga jashtë duket si mos më keq, i pa fasaduar, pa lyer dhe me një strukturë që ta jep përshtypjen e një ndërtimi të dobët.

Shumë shpesh, qytetarët e kryeqytetit, por edhe ata që vijnë, e komentojnë negativisht pamjen e këtij kompleksi banesor me faqe të ekspozuar në rrugë.

Realisht, duket i varfër dhe i jep pamje të keqe kësaj pjesë tejet të frekuentuar të kryeqytetit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË