Këngëtarja e mirënjohur Teuta Selimi e ka dëshmuar vetën si një artiste e zonja dhe e suksesshme.

Publiku e ka admiruar gjithmonë për zërin e mrekullueshëm, me të cilin ishte dëshmitare për gëzimin në ahengjet familjare, shkruan “Kosovarja”.

Ajo akoma është ndër këngëtaret më të kërkuara kudo që ka shqiptarë për atmosferën që e krijon në secilin vend.

Bashkë me zërin e mrekullueshëm, Teuta është vlerësuar gjithmonë për stilin dhe elegancën e saj.

Ndonëse nënë e dy fëmijëve Teuta ajo po mahnitë me linjat perfekte të trupit në imazhet që po sjellë për ndjekësit e shumtë në Instagram.

Së fundi vjen më joshëse se asnjëherë duke ekspozuar format bombastike të trupit në një fustan të zi. Ajo shfaqet edhe me një stil tjetër të flokëve, i cili mbase do të jetë trend në 2020.

Bukuroshja edhe këtë herë e ka dëshmuar se vitet për të janë vetëm numra. Binduni!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË