Majlinda Zeka është një nga fytyrat më të dashura për publikun shqiptar, jo për shkak të ndonjë profesioni që ushtron, por për shkak të bukurisë që e ka.
Ajo veçohet për stilin më të bukur dhe në çdo paraqitje shfaqet me mjaftë elegancë, shkruan Kosovarja.
Majlinda si gjithmonë nuk mungon në rrjetet sociale duke treguar stilin e saj të veçantë, e tillë është shfaqur edhe në imazhin e publikuar së fundi.
Ajo është paraqitur e veshur me një kombinim perfekt në të cilën e ka dëshmuar edhe njëherë se stili i saj është shumë i veçantë dhe lë mbrapa të gjitha VIP-at shqiptare./Kosovarja/