Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që t’u alokojë mjete shtesë familjeve të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë.

Kjo është konfirmuar nga vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë pëlqimin e gjithë kabinetit për miratimin e këtij propozimi, shkruan Indeksonline

Kësisoj, 21 familje të zyrtarëve të PK-së do t’i marrin çdo muaj nga 300 euro shtesë.

“Mjetet financaire do të jepen me bazë mujore për familjarët e policëve të rënë. Obiglohet policia me MPB-në, Ministrinë e Financave, për zbatimin e këtij obligimi”, ka deklaruar Haradinaj.

MUND TË JU PËLQEJNË