Policia e Kosovës, ani pse ndër më të rejat në botë, në garat ku merr pjesë thuajse gjithmonë del ndër të parat.

Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, veçse jo në aspektin e sigurisë.

Ekipi i Policisë së Kosovës, doli e 5-ta në një turne botëror të futbollit të vogël.

Këtë lajm, Policia e bëri publik nëpërmjet rrjetit të tyre social në Facebook.

“Ekipi i Policisë së Kosovës kreu me sukses përfaqësimin në Holandë, në turneun më të madh botëror në futsal për agjencinë e sigurisë “Ëorld police indoor soçer tournament”.

“Ekipi i futbollit i Policisë së Republikës së Kosovës në Policiadën Botërore në Eibergen të
Holandës, në një turne nga 54 shtete të botës me 208 ekipe me përfaqësim të jashtëzakonshëm
arriti rezultat kulmor, ku shënoi 8 tore, një barazim dhe një humbje, ku u rendit në vendin e 5-të!”.

“Ashtu sikur edhe në detyrat e saja operative, edhe përmes sportit dhe kulturës Policia e Kosovës ka treguar rezultate të shkëlqyera përmes punës, angazhimit dhe sjelljes profesionale”.

MUND TË JU PËLQEJNË