Vajza e këngëtares Shyhrete Behlulit po ndjekë me kujdes hapat e nënës, duke arritur një sukses të mirë në tregun muzikor.
Engjëllusha Salihu për pak kohë u bë e famshme dhe e dashur për publikun kosovarë, shkruan “Kosovarja”.
Ajo me këngën e fundit kushtuar tezeve, me titull “Tezes i vjen era nënë”, theu rekordin e shikueshmërisë dhe mori një mori lëvdatash që mbase do të jenë motiv për të.
Me këtë këngë dhe të tjera ajo po prezantohet në emisione festive për festat e fundvitit.
Krahas zërit të mrekullueshëm ajo po paraqit mjaftë bukur dhe elegante. E në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë as imazhet nga përditshmëria.
Së fundi ka realizuar një instastory ku shfaqet para pasqyres duke pozuar. Merr vëmendje veshja e saj komplet me të zeza duke mbuluar çdo pjesë të trupit./Kosovarja/