Shemsi dhe Isa Abazi nga Gjilani kanë humbur jetën në Durrës.
Tërmeti prej 6.4 shkallë i riterit, ka lënë të vdekur edhe dy vëllezërit Abazi nga Gjilani.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Hasani ka thënë se trupi i pajetë i Isa Abazait është nxjerrë, ndërkaq janë duke u bërë përpjekje që edhe trupi i Shemsiut të nxirret nga gërmadhat e hotelit.
“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani për lajmi.net.
Hasani po ashtu shtoi se janë duke qëndruar në hotelin e rrënuar deri në nxjerrjen e trupit të pajetë të Shemsi Abazit. /Lajmi.net/