Ka gjetur mënyra të ndryshme të komunikimit me klientët e tij, edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 mujash kjo nuk e ka penguar të ndjek ëndrrat e tij.

Ky është Rinor Rrahmani, frizer i njohur në qytetin e Gjilanit i cili e ka hapur lokalin e tij tash e sa vite. Mirëpo humbja e dëgjimit ka ndikuar që të ketë probleme edhe në të folur.

Ndërsa vëllau i tij thotë se këtë punë e bënë me përkushtim dhe e merret me këtë profesion qe 10 vite.

Ai me klientët e tij arrinë të kuptohet me anë të duarve, gjesteve e mimikave të ndryshme.

MUND TË JU PËLQEJNË