Ava Max është këngëtarja shqiptare e cila po i bashkohet këngëtareve të suksesshme shqiptare në skenën ndërkombëtare muzikore, shkruan Indeksonline.
Ajo është krijuese e shumë hiteve të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku si : “Sweet but Psycho”, “Torn” apo “So Am I”.
Përpos muzikës që bën ajo njihet edhe për paraqitjet e saj publike, mjaft të veçanta dhe unike.
Së fundmi ajo para pasqyres ka pozuar mjaft joshëse, duke ekspozuar linjat e saj.
Kujtojmë që kënga e saj më e re është “Tabu”, videoklipi i së cilës u publikua ditë më parë.