Përveç se i bashkon i njëjti profesion, këngëtaret e njohura shqiptare me nam botëror, Era Istrefi dhe Ava Max duket se gëzojnë raporte të mira shoqërore.

Disa poza tërheqëse që artistja Istrefi i publikoi në Instagram, ia tërhoqën vëmendjen e Ava Max, e cila i shkroi një koment të bukur.

“E mrekullueshme”, shkroi ajo. Ndërsa, Era ia ktheu, “Je ti”.

Pas këtyre komenteve reaguan fansat, të cilët kërkuan nga dyshja një bashkëpunim. Se a do t’ua plotësojnë këtë dëshirë fansave në të ardhmen, mbetet të shihet.

MUND TË JU PËLQEJNË