Moderatorja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu di që gjithmonë të tërheqë vëmendje me gjërat që publikon.
Edhe deklaratat që bën komentohen vazhdimisht e një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundi.
Liberta ka krijuar një pyetësor përmes InstaStoryt, ku edhe ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e saj të cilave ajo u është përgjigjur pa hezitimi.
Një nga pyetjet më interesante ishte edhe ajo se kur po planifikon të martohej, që Liberta i është përgjigjur menjëherë.
“Edhe naj ditë…Veç po pres me dalë ndonjë këngë e bukur për çifte kur martohen”, ishte përgjigjja e prezantueses.
Ndryshe, së fundi Liberta qëndroi për pushime në një ishullin përrallor në Tailandë.