Njëherë si aktiviste e Vetëvendosjes e më pas edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u konsiderua një prej zërave më të fuqishëm për çështje të rëndësishme politike në vend.
Albulena, e cila me profesion është juriste e diplomuar për disa vite po ushtron profesionin e politikanes ku me diturinë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm ka kontribuar në shumë çështje politike, shkruan “Kosovarja”.
Jemi mësuar që përherë ta shohim më formale dhe serioze edhe me stilin e veshjes poashtu.
E së fundi Albulena e ka ‘thyer’ paksa atë kod të veshjes duke u prezantuar plotë elegancë nga një ahengë ku shihet e shoqëruar nga bashkëshorti.
Kujtojmë se ajo është e martuar me Alban Krasniqin dhe janë prindër të dy djemve./Kosovarja/