Përbërësit:

200 gr oriz

2 vezë të ziera

2 tranguj turshi

250 gr gjoks pule i fërguar

150 gr djath kackavall

200 ml ajkë të thartë/shtalpë

50 ml majonez

Përgatitja:

Hapi 1

Orizin ziejeni, por duke u kujdesur që kokrrat të mos zbuten. Më pas shpëlajeni në ujë të ftohtë.

Hapi 2

Gjoksin e pulës priteni në shirita të hollë dhe këto skuqini në tigan me pak vaj.

Hapi 3

Vezët e ziera ndajini në kubikë të vegjël, ndërsa trangujt në shirita të hollë.

Hapi 4

Djathin grijeni në rende e më pas bashkojeni me të gjithë përbërësit e tjerë në një enë më të thellë.

Hapi 5

Shtoni mëlmesa sipas dëshirës e pastaj vendoseni të ftohet në frigorifer.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË