Gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 823 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 101 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 17 Lindje, 12 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 17 foshnje dhe prej tyre 7 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 10 të gjinisë mashkullore, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa analiza kanë kryer 700 pacientë që në total kanë bërë 4798 analiza.Teksa janë kryej gjithsej 14 operacione./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË