Në mes të panikut, karantinës dhe depozitimit të ushqimit, lehtësisht është injoruar fakti se më shumë se 60 mijë njerëz në botë janë shëruar nga koronavirusi i ri që po përhapet në botë.

Sëmundja mund të shkaktoj shkallë të ndryshme të simptomave dhe është posaçërisht e rëndë për të rritur më të moshuar dhe njerëz me probleme ekzistuese shëndetësore, që janë në rrezik të efekteve të rënda, si pneumonia. Por për shumicën e atyre që janë infektuar, koronavirusi shkakton vetëm simptoma të buta apo mesatare, siç janë ethe dhe koll, ku shumica prej tyre shërohen nga sëmundja.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit e infektuar që kanë simptoma mesatare shërohen për rreth gati dy javë, derisa ata me vuajtje të mëdha shërohen mund të ju zgjasë tre deri në gjashtë javë, Në Kinën kontinentale, ku virusi buroi, më shumë se 80 mijë njerëz janë diagnostikuar, por më shumë se 58 mijë janë shëruar.

Për shkak se dallimi në ndikim mund të dalloj, autoritetet botërore shëndetësore e kanë detyrën e rëndë të njoftimit të publikut për rrezikshmërinë e virusit pa krijuar panik.

Tanimë, pasojat e përhapjes së epidemisë kanë qenë të rënda, ka shkaktuar tronditje të tregjeve financiare botërore. Çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar përqindjen e humbjeve më të madhe që nga lufta në Irak të vitit 1991, dhe kufizime të reja janë imponuar në Itali dhe Izrael.

Por edhe disa prej pacientëve më të cenueshëm mund të luftojnë me këtë sëmundje.

Eugene Cambell ishte diagnostikuar me koronavirus dhe është shtrirë në spital në Edmonds në shtetin e Washington në SHBA. Mjeku i tij ishte mjaft optimist dhe kishte deklaruar se në rrethana normale do ta lëshonte në shtëpi “por këto nuk janë rrethana normale”.

Eugene Cambell erdhi në spital nga qendra për kujdesin e pleqve Life Care Center në kirkland që është lidhur me 19 nga 23 rastet e vdekjes nga koronavirusi në shtetin e Washington. Eugene Cambell mund të jetë personi më i moshuar që është shëruar nga COVID-19 deri tani.

Disa pacientë të intervistuar nga agjencia e lajmeve The Associated Press- të gjithë pasagjerë në anijen turistike Diamond Princess që u vendos në karantinë në bregdetin japonez- i përshkruan simptome që nuk ishin më të rënda se ftohja apo gripi i zakonshëm.

Një tjetër pacient amerikan që është i infektuar nga virusi, Carl Goldman, i shtrirën në qytetin Omaha në shteitn e Nebraska që nga 17 shkurti, pasi kishte zjarrmi me temperaturë 39 gradë gjatë një fluturimi nga Japonia për në SHBA tha se vuajtja ishte në shkallën nga 1 deri 10 e përcaktoi si “ishte 2 nga 10”.

MUND TË JU PËLQEJNË