Dyshohet se Loredana ka marrë 700.000 franga nga një çift nga Valais.

Ajo u paraqit në një hotel në Prishtinë publikisht, shkruan 20minuten.

Me syze të mëdha të zeza dhe e veshur e gjitha në të bardha, kështu u shfaq Loredana Zefi të premtën në konferencën për shtyp në Prishtinë.

Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj , avokati kosovar Tomë Gashi dhe avokati i Lucernit, Artan Sadiku.

Loredana folir për herë të parë në publik pas akuzave se ka marrë 700.00 franga nga një një çift nga Valais, i cili po e akuzon Loredanën për mashtrim.

“Kush priste që Loredana të ishte penduar ,u zhënjye”, shkruan mediumi zviceran.

Në vend të kësaj, reperja u kthye në Kosovë për të xhiruar një videoklip, duke folur për talentin e saj dhe sa e rëndësishme është për të familja e saj.

“Gjithçka ndodhi në baza vullnetare”

Herë pas here ajo u përgjigj për akuzat për mashtrim në rastin Petra. Sipas Loredanës, rasti ka filluar në vitin 2016, në atë kohë ajo nuk dinte për këtë. Të përfshirë janë familjarë të saj, por ajo nuk donte të komentonte për këtë gjë.

Kur ajo zbuloi në vitin 2018, ajo donte ta ndihmonte viktimën dhe anëtarët e familjes së saj. Ajo mësoi se paratë nuk i janë kthyer viktimës. Përveç kësaj, Loredana theksoi se paratë ua kishte dhënë vullnetarisht. Nuk kishte asnjë detyrim dhe asnjë mashtrim.

“Mediet zvicerane nuk më kanë vlerësuar aspak”

Derisa reperja dhe ekipi i saj fillimisht u paraqitën si front i bashkuar, shpejt u bë e qartë se ‘muret’ ishin shkatërruar, herë pas here nuk u pajtuan me avokatin Gashi. Ai ka lënë përshtypje për faktin se e mori lëndën e Loredanës për faktin se ajo është e famshme.

Pasi i tha Loredanës “Mos thuaj asgjë tani”, reperja megjithatë nuk përmbahej. Ajo u ngrit në këmbë nga zemërimi dhe duke e tundur dorën shpjegonte se mediet zvicerane nuk e vlerësonin mjaftueshëm suksesin. Burri i saj Mozzik, i kërkonte vazhdimisht të ulet.

“700,000 franga janë një gjë e vogël në Zvicër”

Sipas mediumit francez, Gashi u soll joprofesional. Ai tha vazhdimisht komplimente për Loredanën dhe Mozzik, por fyeu gazetarët e pranishëm. Për rastin Petra Z, ai tha “700.000 duken si shumë para, por në Zvicër, ku standardi i jetesës është aq i lartë, kjo shumë është e vogël”.

Dhe: “Nëse Loredana qëndron për shqiptarët në Zvicër, kjo është shumë pozitive”.

Konferenca përfundoi pas pothuajse një ore, Loredana dhe shoqëruesit e saj u larguan nga salla, pa u thënë mirë lamtumirë atyre që ishin të pranishëm.

MUND TË JU PËLQEJNË