Personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë treguar për “revistawho.com” disa të pathëna nga jeta e tyre private.

Nga këto rrëfime ne mblodhëm disa nga më të çuditshmet dhe që nuk i kishit dëgjuar ndonjëherë nga vipat tanë. Isida ka zbuluar se mban një thelpi hudhër ndërsa Orgesa shan nën zë përpara se të dalin në skenë. Fatma ka treguar se qan kur sheh filma vizatimorë ndërsa Armina fle gjithmonë me një bluzë tek hundët. Më poshtë mund të lexoni të tjera kuriozitete për vipat shqiptar.

Olti Curri
Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të Laura Pausinit.

Çiljeta
Një herë më ka rënë telefoni nga makina në mes të autostradës dhe besojeni ose jo, kam ndaluar për ta marrë.

Roza Lati
Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.

Nevina Shtylla
Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?

Suada Sherifi
Kam fjetur me prindërit derisa u bëra 12 vjeçe se kisha tmerr nga ‘Gogoli’ me emrin Gabi dhe vazhdoj ta kem.

MUND TË JU PËLQEJNË