Peshë e tepërt mund të jetë vërtet shqetësuese për të gjithë, por ne iu sugjerojmë një zgjidhje për të rënë nga pesha që do të jetë më e mira dhe më e lehta për t’u praktikuar.

Nuk ka nevojë të vdisni urie. Gjithçka ju duhet është që të përgatisni këto 3 pije smoothie të mrekullueshme për mëngjes dhe kështu të bini në peshë.

Ushqimet plot me proteina janë të mrekullueshme nëse dëshironi të humbisni në peshë dhe të mirëmbani masën muskulare në të njëjtën kohë. Ato rrisin energjinë dhe sigurojnë energjinë e mjaftueshme për aktivitetet ditore.

Ushqimet e pasur me fibra do ta pakësojnë ndjeshëm ndjenjën e urisë, do të parandalojnë kapsllëkun dhe nuk do të ndjeni dëshirë për të ngrënë për një periudhë më të gjatë kohe.

Ushqimet e pasur me proteina janë thelbësorë për humbjen e peshës dhe për të mbajtur muskujt gjatë procesit të humbjes në peshë. Ata rrisin energjinë e trupit dhe ju japin fuqi për aktivitetet ditore.

Kini parasysh se nuk ka nevojë të vdisni urie veten tuaj nëse e ndjeni se duhet të humbisni në peshë. Përpiquni të zëvendësoni mëngjesin e zakonshëm me këto 3 smoothie dhe filloni të bini në peshë.

Më poshtë po ju japim recetat për 3 smoothie që mund të përgatisni në mëngjes pa shumë përpjekje dhe do të humbisni shpejt në peshë.

Receta 1

Përbërësit:

1 banane

1 portokall

2 lugë gjelle bajame, të shtypura

2 lugë gjelle fara liri, të thërrmuara

2 fiq të freskët ose të thatë

1/3 filxhan çaji ujë

Përgatitja:

Shtrydhim lëngun e limonit dhe e përziejmë së bashku me pjesën tjetër të përbërësve derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. E pimë gjithmonë të freskët.

Nëse po përdorni fiq të thatë, zhytini në ujë për gjysmë ore përpara se t’i përdorni.

Receta 2

Përbërësit:

1 filxhan çaji mjedra

1 mollë

1 banane

1/2 limon

1 lugë gjelle fara liri, të shtypura

Përgatitja:

Përziejmë të gjithë përbërësit. I pimë të freskëta. Nëse përdorni mollë organike, mos i qëroni.

Receta 3

Përbërësit:

2 kivi

1 banane

1/2 mollë

1 portokall

1 lugë gjelle fara liri, të thërmuara

1 lugë gjelle lajthi, të shtypura

Përgatitja:

Përziejmë përbërësit së bashku derisa të krijohet smoothie.

MUND TË JU PËLQEJNË