Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama dhe ish-zonja e parë, Michelle kanë festuar përvjetorin e 27 të martesës.

Barack dhe Michelle ende mbesin ndër pesonat më të pëlqyera dhe të përfolura duke u konsideruar si një çift ideal.

Ata në publik shpesh herë tregojnë dashurin dhe rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin dhe dita e përvjetorit nuk ishte më ndryshe.

Ishte Barack ai që ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet përkrah Michelle.

“Sikur kanë thënë Beatles: Është duke u bërë më mirë secilën herë. Faleminderit e dashur, për 27 vitet e mrekullueshme”, ka shkruar ish-presidenti.

Kujtojmë që Barack dhe Michelle janë prindër të dy vajzave Malia dhe Sasha.

MUND TË JU PËLQEJNË