Kanë kaluar tashmë 3 ditë nga momenti kur Shqipëria u godit nga tërmeti 6.3 shkallë që mori jetën e shumë njerëzve dhe bëri dëme të mëdha.

Në vendin e Shqipërisë ende po ka tërmete, por fatmirësisht me shkallë të ulët, shkruan Indeksonline.

Sipas aplikacionit ‘EMSC’, pas tërmetit 6.3 shkallësh, Shqipëria është goditur nga 162 tërmetesh. Më i fuqishmi sot ishte 3.9 shkallësh.

Deri më tani, tërmeti ka marrë jetën e 50 njerëzve.

MUND TË JU PËLQEJNË