Të jeni në një tërmet është tejet e frikshme, dhe ditët, javët, muajt pas janë shumë stresuese.

Fëmijët dhe familjarët tuaj do të ri marrin vetën përgjatë kohës, sidomos me mbështetjen e të afërmve, shoqërisë komunitetit etj.

Mirëpo, reagimi ndaj tërmeteve është i ndryshëm, mirëpo përvoja traumatike pas një tërmeti mund të zgjasë me muaj. Disa fëmijë dhe familjarët e tyre mund të lëndohen më shumë dhe do ju duhet kujdes mjekësor dhe rehabilitim.

Reagimi i fëmijëve pas një tërmeti varet tërësisht se si familja dhe të afërmit reagojnë dhe se si merren me fëmijët.

Fëmijët pas një tërmeti mund të ndjenë:

Ankth, frikë dhe shqetësim. Po ashtu edhe ndryshime në sjellje, ulje në koncentrim dhe vëmendje, rritje e irritimit dhe luhatje të emocioneve. Dhembje fizike; kokë dhimbje, dhembje në stomak etj.

Gjërat që duhet të i bëni me fëmijët:

Shpenzoni më shumë kohë me ta. Siguroheni që fëmijët e dinë se gjithçka është në rregull.

Gjeni kohë për të biseduar me ta. Gjeni kohë për ta, përgjigjuni pyetje të tyre.

Ndihmoni ata të ndjehen të sigurtë. Kjo përfshinë që t’i tregoni fëmijëve se çfarë të bëjnë pas një tërmeti. Dhe kjo duhet të përsëritet.

Mbajeni ata larg lajmeve, mbroni fëmijët nga përmbajtjet e lajmeve rreth tërmeteve.

MUND TË JU PËLQEJNË