Lëkundjet e tërmeti u ndjenë edhe mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 36 km u regjistrua rreth orës 22:05. Epiqendra e tërmetit ishte fshati Safetaj në Durrës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, por zgjatën vetëm pak sekonda.

Ministria e Mbrojtjes, referuar komunikimeve me shtabet e emergjencave në qarqet Tiranë e Durrës, thotë se nga tërmeti nuk ka dëme materiale.

MUND TË JU PËLQEJNË