Njerëzit që jetojnë në afërsi të parqeve publike janë më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe problemeve të parakohshme, tregon një studim i ri i Universiteti Louisville.

Të anketuarit gjatë studimeve kryen vazhdimisht analiza të gjakut dhe testet e urinës që tregoi se njerëzit që jetojnë në pyje, zonat e gjelbra kanë një zemër më të shëndetshme dhe kapacitetin e rinovimit të enëve të gjakut, si dhe më pak stres, transmeton KosovaPress.

Kjo ishte e vërtetë për të gjithë të anketuarit pa marrë parasysh moshën, gjininë, origjinën etnike, përdorimin e barnave dhe madje pirjen e duhanit.

Studiuesit thonë se ky zbulim nxjerr në pah rëndësinë e qasjes në zonat e gjelbra për të gjithë, veçanërisht popullatën në qytete të mëdha, të cilat shpesh injorohen gjatë ndërtimit të njësive të reja urbane. Banorët metropolitanë pa parqe të mjaftueshme kanë më shumë gjasa të vuajnë nga hipertensioni, por edhe sëmundjet kronike të organeve të frymëmarrjes, siç është astma, paralajmërojnë ekspertë.

MUND TË JU PËLQEJNË