Vendimi parlamentit të Holandës për kthimin e vizave, duket se ka ndikuar edhe tek politikanët zviceranë, të cilët po konsiderojnë mundësinë e pezullimit të vizave për shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.

Duke risjellë në vëmendje mocionin e parlamentit holandez, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës në Zvicër, që i përket partisë kombëtare të ligës, Lorenzo Quadri, përmes një postimi në facebook njofton se ka kërkuar një interpelancë me Këshillin Federal për këtë çështje.

“Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit.

Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj.

Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”

Me tëj këshilltari ngre pikëpyetje edhe për situatën në Zvicer në lidhje me shifrat e kriminalitetit dhe mafian shqiptare.“Si është situata në Zvicër në lidhje me krimin shqiptar, dhe në veçanti me mafian.

Siuatat e raportuara nga Parlamenti Holandez në lidhje me krimin në rritje, a gjejnë vend në Zvicer?

Megjithë vendimin e parlamentit të Holandës, rikthimi i vizave duhet të kalojë më arë në komisionin europian e po ashtu duhet shqyrtuar nga parlamenti europian si dhe vendet anëtare para se të ketë një verdict final.

MUND TË JU PËLQEJNË