Kalifornia tash e sa ditë vuan pasojat e zjarrit që shkaktoi viktima të shumta dhe dëme materiale.
Kim Kardashian, Kylie Jenner, Gerard Butler, e shumë fytyra publike janë detyruar të evakuohen si pasojë e këtyre zjarreve, shkruan lajmi.net.

Edhe supermodelja shqiptare, Valbona Çoba, e cila prej vitesh jeton në Kaliforni, pësoi nga këto zjarre.

Nëna e saj, Reshida, përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se shtëpia e Valbonës është shkatërruar nga zjarret.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I RASHIDËS, PA NDËRHYRJE:

“Vetem mbreme,kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat,lojrat e tre engjejve te saj,tre perendive te miat.

Ndikuar nga zjarret ne Los Angeles,luanin si zjarrfiksa,te paret nxirrnin femijet jashte,ju thoshnin…nje loder do marresh vetem e dil.Fjeten te qete ne endrrat e tyre se kishin shpetuar njerez,femije por mbas mesit te nates u ngriten te tronditur,te detyruar te dilnin shpejt nga shtepia…nuk morren dot asnje loder.

Flaka e kuqe po kercenonte gjithcka njerezore.Ishte fatkeqesi natyre ne te gjitha dimensionet.Te gjithe qane,Valbona ishte me e tronditura…po digjej nje shtepi e tere,vite te tera te saj si nene, gjera te dashura private,kujtime Ajo qe duhej te qante e fundit isha une…qava,e lashe veten me deshire te ndihej aq keq,sa ishte realiteti.E rendesishme eshte…te gjithe jane mire !”.

MUND TË JU PËLQEJNË